
Lexoni edhe:
Dalin para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Ambasadori i Spanjës në Beograd ka deklaruar për mediat serbe se shteti i tij nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.
“Është politika zyrtare e shtetit, e cila nuk ndryshon në raport me partinë politike ose partitë që do të ishin në pushtet në një moment të caktuar”, tha ambasadori spanjoll Raul Bartolome Molina për gazetën serbe Kurir dhe shtoi se një qëndrim i tillë nuk do të ndryshonte as nëse Madridi zyrtar hap zyrën në Prishtinë.
Dalin para gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit Lexoni edhe:
Ai ka theksuar se Spanja gjithmonë ka avokuar për respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së, si dhe ka bërë thirrje që të respektohen obligimet e dalura nga Marrëveshja e Brukselit që sipas tij duhet të jetë bazë për negociatat e tanishme mes Beogradit dhe Prishtinës.
(Kosova Sot Online)