Kuvendi nesër mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10, njofton Zyra e për media e Kuvendit.
Në rend dite do të jenë 11 pika ndër to edhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
(Kosova Sot Online)