Babai i Veselit ishte arrestuar e keqtrajtuar nga forcat serbe, kështu raportohej për rastin
Fazli Veseli, babai i njërit prej themeluesve të UÇK-së, Kadri Veseli ka ndërruar jetë sot.
Ishte 3 gushti i vitit 1993 kur forcat serbe kishin hyrë me forcë në shtëpinë e Fazliut për bastisje.
Atëbotë, në shtëpi kishin qenë Fazliu me dy djemtë, Ismeti dhe Veseli. Të tre këta ishin arrestuar nga forcat serbe.
Siç raportohej atëherë, policia serbe po e kërkonte Kadri Veselin, i cili nuk gjendej në shtëpi.
Në prani të anëtarëve të familjes, policët serbë atëbotë kishin rrahur Fazli Veselin dhe dy djemtë, Ismetin dhe Veselin.
Arrestimi atëbotë kishte ndodhur befasishëm, andaj një kohë të gjatë nuk dihej asgjë për fatin e tyre.
(Kosova Sot Online)