![Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/20/200x200_rs_1024x759-200811133021-1024-kamala-harris-joe-biden.cm_.81120-600x3601616238531.jpg)
Kamishi e pyet Kurtin: A ke hequr dorë nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti
![Kamishi e pyet Kurtin: A ke hequr dorë nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/07/auto_haxhiu-696x364-1-600x3601625650629.jpg)
Deputetu i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme, ka thënë se një qytetar rrugës për në Kuvend e ndali dhe i kërkoi që ai t’ia bënte një pyetje kryeministrit Albin Kurti.
Pyetja e qytetarit, sipas Haxhiut, ishte kjo: “A ke hequr dorë nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti?”.
Deputeti Haxhiu, që njihet me nofkën e luftës “Kamishi”, thotë se duket se kryeministri Kurti e ka harruar tërësisht Çakorrin e Zhlepin, për të cilat, sa ishte në opozitë, protestonte dhe e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Kosova, gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka bërë ndonjë hap – me aq sa dihet publikisht – për rishikimin e kufirit me Malin e Zi.
Ndërsa kur Haxhiu përmendi “pushimoren në deti”, duket se e pati për padinë që Kosova ia ka bërë Malit të Zi për rikthimin e disa metrave tokë në bregdetin e Budvës.
(Kosova Sot Online)