Dreshaj i AAK-së: Shqetësues refuzimi i qytetarëve për vaksinim, Qeveria të bëjë strategji të re

  • G.g /
  • 07 July 2021 - 11:43
Dreshaj i AAK-së: Shqetësues refuzimi i qytetarëve për vaksinim, Qeveria të bëjë strategji të re

Deputeti i Kuvendit nga  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në seancën e sotme plenare ka ngritur shqetësimin lidhur me procesin e vaksinimit të qytetarëve dhe refuzimin e këtyre të fundit për t’u vaksinuar.

Ai tha se në të gjitha pikat e vaksinimit ka një numër shumë të vogël të qytetarëve që po vaksinohen.

“Sot, dua të ngrisë shqetësimin tim si deputet nga Grupi Parlamentar i AAK-së por edhe si profesionit shëndetësor, e cila çështje ka të bëjë me Vaksinimin e qytetarëve ndaj Covid19 .Qysh nga fillimi i procesit të vaksinimit kam përcjellë dhe elaboruar gjendjen në tërë vendin, prandaj mbi bazën e fakteve po vlerësojë që shqetësuese është refuzimi i marrjes së vaksinave Covid-19 nga qytetarët e Kosovës. E vërteta është që në të gjitha pikat e vaksinimit kemi numër të vogël të vaksinimit të qytetarëve, ku psh. ditën e hënë brenda 24h kishim vetëm 569 persona të vaksinuar në të gjithë vendin. Me këtë dua të themë se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën dhe ta rrezikojnë vetveten, por nuk kanë të drejtë ti rrezikojnë të tjerët”, tha Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë një strategji të re.

“Mbi këto arsyetime dhe të panjohurat që mund të vijnë nga situata epidemiologjike në muajt e vjeshtës dhe dimrit, kërkoi që Vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë strategji dhe mundësinë e një vendim që e obligon secilin qytetarë të vendit të vaksinohet”, tha Dreshaj.

(Kosova Sot Online)