Lista “Srpska” lëshon Kuvendin teksa diskutohet Rezoluta për Srebrenicën

  • G.g /
  • 07 July 2021 - 12:11
Lista “Srpska” lëshon Kuvendin teksa diskutohet Rezoluta për Srebrenicën

Lista Serbe ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur kryeparamentari Glauk Konjufca ka njoftuar pikën e rendit të ditës, për miratimin e rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Goran Rakiqi me kolegë është parë duke dalë jashtë sallës, teksa Konjufca ka njoftuar si pikë të rendit të ditës rezolutën.

Në pikën e tretë të rendit të ditës së seancës së Kuvendit është e propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

(Kosova Sot Online)