![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise
![Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/07/auto_Presidenti-600x3601625654859.jpg)
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, shkruan BBC.
Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.
Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.
(Kosova Sot Online)