![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit
![Dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/07/auto_000_9E862C-600x3601625659453.jpg)
Presidenti i Haitit Jovenel Moise është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.
Ai tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).
Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur në sulm.
Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.
Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.
Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.
(Kosova Sot Online)