Lexoni edhe:
Pse po bëjnë sehire prokuroria, para kupolës së krimit në komunën e Shpend Ahmetit?
Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë thënë se zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe mbajtja në përgjegjësi e autorëve të vrasjes mbetet prioritet sa u përket raporteve dypalëshe me Serbinë.
Ambasada e SHBA’së në Beograd thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë një krim të tillë dhe se ka kërkuar nga autoritetet serbe që të vendosin drejtësi për rastin.
Pse po bëjnë sehire prokuroria, para kupolës së krimit në komunën e Shpend Ahmetit?Lexoni edhe:
“22 vjet kanë kaluar qëkur tre amerikanët, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo, në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri. Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka patur një hetim të plotë. Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Vendosja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kryen dhe mbuluan vrasjet e tyre mbetet prioritet sa u përket raporteve bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje përsëri autoriteteve serbe, të cilat kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast me vite, për një hetim të plotë. Ky rast dhe shumë të tjerë ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia t’i zgjidhë hetimet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’së.
Ambasada amerikane edhe ditë më parë ka reaguar, pasi Goran Radosavljeviç – Guri ishte nderuar nga autoritetet serbe, derisa për të njëjtin kanë dyshime se ka dorë në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Dvadeset dve godine su prošle bez pravde za trojicu američkih državljana koje su pogubile specijalne snage srpske policije. Nećemo zaboraviti smrt braće Bitići, niti ćemo prestati da tražimo pravdu. (1/2)
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 8, 2021
(Kosova Sot Online)