Lexoni edhe:
Përdhunimet janë vepra të rënda kriminale, që duhet të dënohen me dënime më të ashpra!
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Nga partitë opozitare ky rekomandim për shkarkim është kundërshtuar, teksa pozita e ka përkrahur këtë rekomandim të Komisionit.
Përdhunimet janë vepra të rënda kriminale, që duhet të dënohen me dënime më të ashpra!Lexoni edhe:
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Armend Muja, ka thënë se kjo parti e mbështet në tërësi rekomandimin e Komisionit për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
“Në emër të VV-së dhe rekomandojmë dhe e mbështesim në tërësi rekomandimin e Komisionit funksional. Kjo për shkak të disa arsyeve.
Në ndërkohë, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ja thënë që është duke u krijuar një praktikë e keqe në Kuvend, duke u krijuar komisione hetimore.
“Është vendos një praktikë dhe një precedencë e keq. Komisionet e Kuvendit në Komision Funksionale dhe shumë prej tyre janë bërë edhe komisione hetimore dhe Kuvendi po shndërrohet në gjykatë. Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme me thanë që një institucion si RTK-ja nuk ka pas auditim. Dallon kur auditimin e kryen Zyra Kombëtare e Auditimit dhe kur auditimi kryhet nga bashkëpunëtorë të jashtëm”, ka thënë Hamza.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kjo parti distancohet nga ndërhyrja në RTK.
“Ajo çfarë po ndodhë e çfarë po shohim në këta tre muaj të kësaj qeverisje është sulm ndaj fjalës së lirë. Brigadat aktuale të partisë në pushtet sulmojnë çdo person që nuk mundon sikur ata. Çdo kush që nuk ka mendim të njëjtë me liderin e tyre, bëhet cak i sulmit të tyre. Mendoj që RTK-ja ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe të kërkohej llogari individuale dhe jo kolektive. Kjo çfarë po ndodhë sot është një njollë e zezë për demokracinë tonë e për të cilin do të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Kjo është kapje klasike e transmetuesit publik. LDK distancohet nga ndërhyrja në këtë institucion”, ka thënë Veliu.
E këtë rekomandim, Tahiri e ka cilësuar puro politik.
“Sot kemi vendosur në rendin e ditës një pikë që rekomandon shkarkimin e Bordit të transmetuesit publik, që në rrethana normale nuk është dashur as të vie e as të trajtohej në këtë formë. Është mëse e vërtetë që raporti që ka ardhur nga RTK-ja nuk ka qenë raport i mirë. Ka pasur ngecje dhe edhe mua si anëtar i komisionit nuk më ka pëlqyer. Ka një diskrepancë të madhe në mes të raportit që kemi marrë ne dhe të punës së mirë që bëhet në RTK. Ky shkarkim për mendimin tim është puro politik dhe i njëanshëm”, ka thënë Tahiri.
(Kosova Sot Online)