![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/08/200x200_rtk-0312162-750x460-1-600x3601625736172.jpg)
Lexoni edhe:
Opozita kundër shkarkimit të Bordit të RTK-s
Kuvendi i Kosovës ka nisur votimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Votimi po bëhet për secilin anëtar veç e veç.
Anëtarët Sali Bashota dhe Agron Gashi janë shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Opozita kundër shkarkimit të Bordit të RTK-sLexoni edhe:
Me po kaq vota pro, janë shkarkuar edhe anëtarët Lirim Geci dhe Ilir Bytyqi.
Deputetët kanë votuar edhe për shkarkimin e Albinot Malokut dhe Bajram Mjekut.
Me shumicë të votave janë shkarkuar edhe anëtarët Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.
Ndryshe, votimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK’së veç e veç e propozoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, meqenëse, siç tha, përgjegjësia është individuale.
(Kosova Sot Online)