Vdekja e policit në Prizren, Policia e cilëson si të dyshimtë

  • G.g /
  • 09 July 2021 - 09:30
Vdekja e policit në Prizren, Policia e cilëson si të dyshimtë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“ Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në  vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

 “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë deklaruar dje për Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

(Kosova Sot Online)