Lexoni edhe:
Lidhja e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me mafien e ndërtimit në Prishtinë, shpërlanë miliardat e parave të pista para hundëve të mekanizmave antikrim
Se në Prishtinë, që ka për kryetar një njeri të pa përgjegjshëm dhe pa legjitimitet politik e qytetar, sikur është Shpend Ahmeti, mundë të uzurpohet gjithçka, më së miri flet ky rast i uzurpimit të parkingut në Bulevardin Bill Klinton, që është vetëm mostër e gjithë atyre uzurpimeve që ndodhin gjithandej dhe nuk vepron komuna. Fotoja e bërë nga vezhguesit e lagjes e paraqet një pjesë të Bulevardi Bill Kllinton, fenomenin e uzurpimit të parkingut, e njëjta gjë që ndodh qdo ditë përgjatë gjithë hapësirave.
Nuk ka ndodhur Akoma të interevon atu as ndonjë zyrtar i ndërmarrjes publike “Prishtina Parking” dhe as inspektoriati komuna me mbështetje të policisë. Kaosi po vazhdon e kryetari me “suitën” e tijë po pushon e ndoshta edhe po vëzhdgon. Nuk është befasi nëse së shpejti në këtë pjesë të qytetit uzurpatorët e parkingjeve fillojnë të qesin edhe rampa për ta përvehtësuar krejtësisht këtë hapësirë publike e cila do të duhej menagjuar dhe kontrolluar nga komuna, për të qenë në shërbim të të gjithëve.
(Kosova Sot Online)