Vdes studiuesja që prodhoi vaksinën kineze në Indonezi, dyshohet që shkak ishte COVID-19

  • G.g /
  • 09 July 2021 - 12:02
Vdes studiuesja që prodhoi vaksinën kineze në Indonezi, dyshohet që shkak ishte COVID-19

Një nga studiueset kryesore të kompanisë që prodhon vaksinën kineze Sinovac në Indonezi, ka vdekur, me shumë mundësi nga pasojat e COVID-19.  

Bëhet fjalë për Novilia Sjafri Bachtiar, e cila ndërroi jetë kur nuk ka mbushur ende 50 vjeç. Lajmi tronditi vendin aziatik dhe ministri Erich Thohir, i njohur në Europë si aksionisti kryesor i ekipit të Interit disa vite më parë, foli për një ”humbje të madhe”, ndërkohë që aty bilanci i pandemisë po përkeqësohet.

Për herë të parë gjatë javës është kaluar pragu i 1 mijë viktimave në 24 orë,  me pothuajse 35 mijë raste të reja. Në pavijonet e tejmbushur, vetë personeli shëndetësor flet për një vështirësi për të gjetur oksigjen.

Image

Novilia Sjafri Bachti, nga studiueset kryesore të kompanisë që prodhon vaksinën Sinovac në Indonezi, ka ndërruar jetë, nga pasojat e COVID-19 

Fakti që vendi është vaksinuar në pjesën më të madhe me vaksinën kineze Sinovac, së bashku me rastet e shtuara në vende  të tjera në vende si Kili, Sejshellet etj që përdorin vaksina kineze, ka hedhur sërish dyshime mbi efikasitetin e “armës” kineze kundërt COVID-19, veçanërisht për sa i përket rasteve të rënda ose vdekjes, shkruan a2news.

Gjithsesi, studiuesit shtynë për të bërë një analizë më të gjerë. Edhe në shtetet që përdorin Sinovac, pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë të pavaksinuar ose vetëm me dozën e parë.

Por epidemiologët thonë dhe që ky tip vaksine edhe pse ka një impakt të mirë në uljen e rasteve të rënda, nuk është ende perfekt dhe veçanërisht ndaj varianteve të fundit si ajo Delta, mund të ketë nevojë për një dozë të tretë.

(Kosova Sot Online)