Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

  • G.g /
  • 09 July 2021 - 12:04
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Ilvaim (Imer) Zimmerli- Gashi i dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Kjo është bërë e ditur sot me anë të një komunikate për media, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· ILVAIM (Imer) ZIMMERLI- GASHI i lindur me 04.06.1979 në Sferkë- Klinë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)