
Lexoni edhe:
Aeroporti mbushet me mërgimtarë, 50 aeroplanë vetëm sot drejt Prishtinës
Në kuadër të vizitës në Athinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos.
Gjatë këtij takimi u bisedua për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake mes Kosovës dhe Greqisë.
Aeroporti mbushet me mërgimtarë, 50 aeroplanë vetëm sot drejt PrishtinësLexoni edhe:
U vlerësua mbarëvajtja e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të ushtrimit më të madh të organizuar në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 21”.
Kryeministri Kurti dhe ministri Panagiotopoulos folën për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes ministrive të mbrojtjes së të dy vendeve, në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)