Digjet lokali në Vushtrri, roja rrëfen se si u sulmua nga keqbërësit

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 22:12
Digjet lokali në Vushtrri, roja rrëfen se si u sulmua nga keqbërësit

Policia e Kosovës po heton rastin, pronari thotë se humbën mijëra euro investime.

Kjo është gjendja e lokalit i cili u hap para dhjetë dite në komunën e Vushtrrisë.

Ai u dogj tërësisht një natë më parë.

Madje nga kjo djegie rrezikohej të pësonte e gjithë ndërtesa në qoftë se flaka do të kaplonte edhe bombolat e gazit.

Por, pos kësaj është dikush që nuk shpëtoi mirë nga kjo ngjarje.

Rexhep Gashi, 71-vjeçar, atë natë po bënte rojë në lokal.

Ai tregon sesi u sulmua nga tre persona të cilët hynë e pastaj edhe e dogjën lokalin.

71-vjeçari thotë se tanimë ai ka marrë traumë mendore nga frika që e përjetoi.

Tash pronari i këtij lokali po përkujdeset që gjërat e vetme që shpëtuan t’i pastrojë.

Bekim Shala thotë se i humbi 120 mijë euro investim nga kjo ndodhi.

Ai shton se rastin menjëherë e kanë raportuar në polici.

E nga Policia Rajonale e Mitrovicës kanë thënë se një rast i tillë është duke u hetuar.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

(Kosova Sot Online)