![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/25/200x200_veteranet-11621922332.jpg)
Lexoni edhe:
Veteranët të mllefosur me Qeverinë Kurti, thonë se nuk po i mbron ish-krerët e UÇK’së
Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë për vitin në vijim. Duke filluar që nga 1 korriku 2021 deri në 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41. 298. 500 dollarë
Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32. 534. 400 dollarë. Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 vetë, prej të cilëve 312 civilë dhe 9 ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe 8 vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768 500 dollarë. Për UNMIK-un punojnë po ashtu 21 vullnetarë.
Veteranët të mllefosur me Qeverinë Kurti, thonë se nuk po i mbron ish-krerët e UÇK’sëLexoni edhe:
Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet 2 784 500, për infrastrukturën dhe objektet, shkruan dw.
2 732 200 dollarë, për komunikacionin 1 869 800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore.
Reklamë
Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.
OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh. Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliardë dollarë. Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Europë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.
UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme.
(Kosova Sot Online )