![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/10/200x200_qkuk-1-600x3601625898946.jpg)
Lexoni edhe:
Vdes 49-vjeçari që u plagos mbrëmë në Mitrovicë
Talibanët kanë vazhduar që ta zgjerojnë territorin në Afganistan, duke depërtuar në provincën Herat dhe duke i marrë nën kontroll dy pikëkalimi kufitare kyçe në kufi me Iranin dhe Taxhikistanin. Ky është zgjerimi më i fundit i kontrollit të talibanëve. Pjesët që po bien nga kontrolli i forcave qeveritare janë shumë larg bastioneve të dikurshme të talibanëve. Shpejtësia e përparimit të militantëve ka shkaktuar frikë se qeveria në Kabul mund të bjerë brenda disa muajve.
Vdes 49-vjeçari që u plagos mbrëmë në MitrovicëLexoni edhe:
Në Herat, ish-udhëheqësi ushtarak i periudhës së luftëts civile, Ismail Khan, i mblodhi përkrahësit e tij gjatë natës dhe dërgoi njësi të armatosura për të ruajtur pjesë kyçe të qytetit dhe periferive të tij. Ai është në të shtatëdhjetat, por u bëri thirrje burrave të armatosur në qytet që t’i bashkohen luftës dhe premtoi se edhe vetë do të dalë në vijën e frontit.
“Tani mund të shihni qindra burra të armatosur në shtëpinë time, mijëra janë grumbulluar nga dje. Me ndihmën e Zotit, ne do të shkojmë në fushëbetejë këtë mbrëmje dhe do ta ndryshojmë situatën”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Abdullah Abdullah, kryetar i Këshillit të Paqes në qeverinë afgane, pranoi se ndonëse mobilizimi i grupeve të armatosura si ai i Khanit nuk janë opsioni më i mirë në rrethana normale, tani ato janë jetime për ta parandaluar zgjerimin e talibanëve, shkruan The Guardian.
Një zyrtar rajonal tha se shumica e provincës Herat tashmë është nën kontrollin e talibanëve, përjashtuar qytetin dhe dy distrikte afër tij, Gozara dhe Injil. Më parë, talibanët kishin nën kontroll vetëm një nga 18 distriktet e kësaj province.
Të enjten në mbrëmje, talibanët publikuan një video ku shiheshin në pikëkalimin “Islam Qala”, arterie kryesore e tregtisë me Iranin. Ata më pas e morën kontrollin edhe në pikëkalimin “Torghundi” në kufi me Taxhikistanin, përfshirë ndërtesat e doganës, inteligjencës dhe policisë.
(Kosova Sot Online )