Arrestohet malishevasi, falsifikonte diploma e më pas i përdorte për viza pune
Një personi nga Malisheva iu hap dje rast në polici për falsifikim të dokumenteve.
Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte siguruar diploma të falsifikuar që më pas t’iu sigurojë edhe viza pune.
Për çështjen është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë në raportin 24-orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)