Lëvizja Vetëvendosje iu bën thirrje diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale
Prej kësaj të shtune ka filluar periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 17 tetorit që do të mbahen në vend dhe do të zgjas deri me 18 gusht.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të saj duke u bërë ftesë mërgimtarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen pë të votuar në zgjedhjet lokale.
“Është e rëndësishme për vendin, demokracinë, zhvillimin tonë që regjistrimi të bëhet sa më herët e procesi si i tillë të shpjegohet sa më gjerë e sa më mirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157752398502000
(Kosova Sot Online)