E bën të fejuarën për spital, për shkaqe xhelozie

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 09:20
E bën të fejuarën për spital, për shkaqe xhelozie

Gjatë ditës së djeshme një grua nga Dragashi ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj

I dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore, e cila ka pranuar tretman mjekësorë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se deri të përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë.

“Dragash 04.07.2021 ─ 03:00. Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)