
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, asnjë viktimë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa, 6 persona janë shëruar nga COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:
12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.
Në total numri i rasteve aktive është 132.
(Kosova Sot Online)