Dyshohet se një fëmijë është ngacmuar seksualisht në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një raportim të bërë para dy ditësh, e ky një fëmijë dyshohet të jetë sulmuar seksualisht.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, teksa është lajmëruar nga babai i fëmijës.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Prishtinë 10.07.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull, dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht fëmiun e tij të mitur. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)