Lexoni edhe:
Gjuajtje me armë në Viti, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë
Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri në Viti.
Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar për Express se njëri nga të plagosurit ka vdekur.
Gjuajtje me armë në Viti, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndëLexoni edhe:
“Njëri nga të plagosurit ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.
Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.
(Kosova Sot Online)