Ky është i riu që vdiq nga të shtënat me armë në Viti

  • G.g /
  • 13 July 2021 - 14:22
Ky është i riu që vdiq nga të shtënat me armë në Viti

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Komunën e Vitisë. Si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën një person, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

I riu që humbi jetën në këtë rast është Arbnor Rama.

Nga Policia e Kosovës është theksuar se përkundër ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve të rënda nga arma e zjarrit humbi jetën i riu i cili ditë më parë kishte ardhur nga Zvicra.

Njoftimi i policisë lidhur me rastin:

“Policia e kosovës ka arrestuar një të dyshimt lidhur me rastin plagosje me armë zjarri” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.

Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojn një të dyshimt që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

(Kosova Sot Online)