Skandal në qeveri/ Ish-deputetja: Ministri më ngacmoi s*ksualisht në Kuvend

  • G.g /
  • 13 July 2021 - 14:25
Skandal në qeveri/ Ish-deputetja: Ministri më ngacmoi s*ksualisht në Kuvend

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka bërë një akuzë të fortë duke deklaruar se një ministër aktual në qeverinë Australiane e ka ngacmuar seksualisht gjatë një seance në Kuvend.

Sipas BBC, ish-deputetja ka treguar vetëm së fundmi mbi situatën e ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme.

Ish-deputetja e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi por nuk pranoi të identifikonte ministrin në fjalë.

(Kosova Sot Online)