“Ishte gati të qante”, Gates flet për herë të parë për divorcin

  • G.g /
  • 14 July 2021 - 08:10
“Ishte gati të qante”, Gates flet për herë të parë për divorcin

Më në fund Bill Gates thyen dhe flet për divorcin . Pas fjalimit të mbajtur për ndryshimin e klimës në takimin vjetor të biznesmenëve dhe politikaneve në Wall Street dhe Silicon Valley në SHBA miliarderi u pyet nga reporterët për ndarjen e bujshme.

Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional për këtë. Ishte gati gati të qante”, u shpeh një nga pjesmarrësit në këtë takim, sipas “New York Post”.

Burimi shtoi se Gates nuk e përdori fjalën “marrëdhënie ” kur fliste për fundin e martesës së tij. 

Sidoqoftë, jo të gjithë të pranishmit u impresionuan nga qëndrimi i Gates. Pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda, po qarkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht.

Ndërkohë që nuk dihen të sakta shkaqet e ndarjes.

(Kosova Sot Online)