Policia tregon se çka gjeti te i dyshuari për vrasjen dhe plagosjet në Viti

  • G.g /
  • 14 July 2021 - 09:28
Policia tregon se çka gjeti te i dyshuari për vrasjen dhe plagosjet në Viti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen dhe plagosjet që ndodhën dje në Viti. I dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga i dyshuari janë sekustruar një pistoletë me 9 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri  tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viti 13.07.2021 – 11:01.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri  tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)