Zelenskiy tallet me artikullin 5000-fjalësh të Putinit: Të xhelozoj që po ke kohë të lirë

  • G.g /
  • 14 July 2021 - 10:15
Zelenskiy tallet me artikullin 5000-fjalësh të Putinit: Të xhelozoj që po ke kohë të lirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksiy, është tallur me homologun rus, duke thënë se është xheloz që Putini ka kohë të lirë të mjaftueshme për ta hulumtuar historinë e dy popujve të tyre.

Zelenskiy e bëri këtë koment të martën si përgjigje ndaj një pyetjeje të një gazetari, i cili kërkoi mendim nga presidenti ukrainas rreth artikullit me më shumë se 5.000 fjalë që presidenti rus e shkroi. Në atë artikull, Putini pretendoi se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Presidenti ukrainas tha se nuk ka kohë të mjaftueshme për ta analizuar tërë artikullin, i cili në uebfaqen e Kremlinit u publikua edhe në gjuhën ukrainase, por u tall duke thënë se ka mund të shohë se Putini ka shpenzuar shumë kohë në shkrimin e gjatë.

“Jam xheloz që presidenti i një fuqie kaq të madhe mund t’ia lejojë vetes që të shpenzojë kaq shumë kohë për një vëllim të tillë të një pune të hollësishme”, tha Zelenskiy.

Putini për një kohë të gjatë është përpjekur që të hedhë dyshime mbi legjitimitetin e Ukrainës si komb dhe si shtet i pavarur në përpjekje për ta mbajtur këtë vend brenda orbitës së vet të ndikimit. Raportohet se ai madje i ka thënë ish-presidentit amerikan, George W. Bush, se Ukraina madje nuk është shtet.

Sidoqoftë, shumë ukrainas mezi presin që ta shohin shtetin e tyre të integruar në Evropë, duke i parapëlqyer vlerat dhe institucionet perëndimore para atyre që ofrohen nga Kremlini, shkruan Free Europe.

(Kosova Sot Online)