Haradinaj mirëpret takimin Biden-Merkel: Shpresat tona mbesin te Washingtoni
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur takimin në mes të presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Ai në një postim në “Twitter” ka thënë se është i bindur se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Në ripostimin e bërë në instagram, Haradinaj ka shtuar: Shpresat tona mbesin te Washingtoni!
“Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, ka shkruar ai.
Në ndërkohë sot pritet që të zhvillohet takimi në mes të presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelares Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
The meeting between @POTUS and #AngelaMerkel is welcomed and necessary to address all open issues in the #Balkans. I remain confident that the leaders of the free world will agree on expediting the achievement of the agreement between ?? and ?? on mutual recognition.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) July 15, 2021
(Kosova Sot Online)