Detyrimi për t’u vaksinuar, shpërthejnë protestat në Francë
Shpallja e disa masave të reja kundër koronavirusit, mes të cilave dhe bërja e detyrueshme e vaksinës në disa sektorë solli protesta të dhunshme në rrugët e kryeqytetit francez.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e presidentit Macron për të bërë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetit publik dhe vendosjen e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare dhe restorante.
Në Ditën e Republikës, qindra pronarë lokalesh, punonjës spitalesh dhe prindër kërkuan edhe njëherë “Liri” ndaj planeve të prezantuara së fundmi nga kreu i shtetit.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe në disa raste u shënuan dhe akte vandale ku u dogjën makina të parkuara, kosha mbeturinash dhe dyqane.
(Kosova Sot Online)