
Ky është personi që u vra mbrëmë në Lipjan

Një person është vrarë rreth orës 22:00 në fshatin Gadime të Lipjanit.
Lajminka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka treguar se policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Siç raportohet nga mediat lokale në këtë komunë, i ndjeri është anëtar i familjes Limani nga Gadimja.
Deri te kjo vrasje është ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje që është shndërruar në përleshje mes disa personave, disa prej të cilëve kanë mbetur të lënduar ndërsa njëri nga ta ka ndërruar jetë.
“Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, ka treguar Borovci.
Bëhet e ditur se policia e ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor dhe se ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
“Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, tha tutje Borovci.
(Kosova Sot Online)