Ky është emri i vrasësit në Gadime të Lipjanit
Fshati Gadime i Lipjanit sonte është goditur nga një tragjedi. Dy familje janë gjuajtur me armë njëra me tjetrën.
Si pasojë e kësaj, një person ka mbetur i vrarë. Media mëson se personi i vrarë është Shpejtim Limani, rreth 50 vjeç, i komunitetit ashkali.
Tutje, mësohet se personi i arrestuar dhe i dyshuari për vrasje është Xhelal Ramadani, rreth 50 vjeç, po ashtu i komunitetit ashkali.
Përveç personit të vrarë, ka edhe të plagosur.
(Kosova Sot Online)