![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kamioni merr përpara disa vetura në autostradë dhe shpërthen në flakë
![Kamioni merr përpara disa vetura në autostradë dhe shpërthen në flakë](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/16/auto_aa11626430411.jpg)
Një aksident i rëndë u regjistrua në një autostradë në Britaninë e Madhe, ku një kamion përplasi të gjitha makinat që i dolën përpara duke shkaktuar dhe viktima.
Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Bradbury me Carville në Durham, përpara se kamioni të shpërthente në flakë.
Forcat e policisë në Durham flasin për disa viktima, pa e saktësuar numrin e tyre. Policia mbylli autostradën për disa orë dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(Kosova Sot Online)