Kontrabandim me migrant, policia gjen 11 sirianë në Suharekë
Policia në Prizren ka bërë të ditur se policia në Suharekë sot ka marrë urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.
Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten se në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi Siriane të cilët thuhet se kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
“Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabadnim me migrant. Të dyshimtit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste”, thuhet nga policia.
(Kosova Sot Online)