
Lexoni edhe:
Po punonin kanalizimet, gjendet i paprekur guri “i shenjtë” që përcaktonte kufijtë e Romës
Objekti i “Super Viva” në Lipjan është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:40. Sipas Policisë, të lënduar s’ka, por ka dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci
(Kosova Sot Online )