
Kjo është dëshmia më besnike e qeverisjes kriminale e të inkriminuar të Shpend Ahmetit më Prishtinën për këto dy mandate

Moti i lig me më shumë të reshura se zakonisht, që përfshiu Prishtinën me rrethinë të Dielën e këtij vikendi në mbërmje, 19 korrik, i nxorri në shesh të gjitha dështimet e qeverisjes komunale të Shpend Ahmetit, për plot 8 vite, në rregullimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës komunale- rrjetin e kanalizimeve dhe të përcjelljes së ujit nga reshjet atmosferike.
Për pak minuta të reshjeve të dendura Prishtina u vërshuan zonat kryesore në qytet, rrugë dhe lagje të tëra, uji depërtoj gjithandej edhe në locale biznesi e shtëpi banimi, sistemi i kullimit të ujrave atmosferike bllokuar dhe tërësisht jo funksional, lagjet e reja të ndërtuara apo në ndërtim më system kullimi dhe të mbrojtjes nga vërshimet, uji bledhur gjithandej neper rrugë e sheshe që ju ngjanin lumejve apo ndonjë liqeni artificial.
E dikush nga qytetarët u kujtua për skena humori, duke inskenuar gara në peshkim. Natyra e zbuli mashtrimin dhe vjedhjen spektakulare që i iështë bërë kryeqytetit me disa projekte të improvizuara e të dështuara të Qeverisjes së korruptuar nga kryetari Shpend Ahmeti me kompani. Pamjet flasin vetë, nuk duan më shumë koment!
(Kosova Sot Online)