Ministria njoftim për qytetarët: A mund të vaksinoheni në ditën e Bajramit?
MSH-ja ka bërë të ditur se qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim ditën e Bajramit, vaksinat do t’i marrin të mërkurën.
Kjo sipas njoftimit të MSH-së do të bëhet për shkak të Festës së Bajramit.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit. Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.
(Kosova Sot Online)