![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK, merr lëndime trupore
![Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK, merr lëndime trupore](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/07/auto_LAJMI_I_FUNDIT1620389328.jpg)
Një fëmijë është rrëzuar në shkallët e një klinike në QKUK dhe ka marrë lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Express.
“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.
Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.
“Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.
“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.
(Kosova Sot Online)