Vdekja e punëtorit të KEDS-it, Policia jep detaje

  • E. /
  • 21 July 2021 - 22:21
 Vdekja e punëtorit të KEDS-it, Policia jep detaje

Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti që i ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS.

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Rreth orës 17:30  të datës 21 korrik 2021, është  raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj  viktima  rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga  rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Njësitë relevante policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)