Politikani qëllon për vdekje me armë emigrantin pas konfliktit në lokal

  • E. /
  • 21 July 2021 - 23:24
 Politikani qëllon për vdekje me armë emigrantin pas konfliktit në lokal

Anëtari i partisë së djathtë të Lidhjes Italiane, Massimo Adriatici, ka vrarë me armë zjarri një emigrant maroken, pas një konfliktit në lokal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku Adriatici vrau marokenin 39-vjeçar, teksa u grindën në lokal.

Viktima u indentifikua si Youns El Boussetaoui nga Maroku. Mediet italiane raportojnë se konfflikti mes politikanit Adriatici dhe emigrantit maroken ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në zonën e Voghera, ku edhe ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Viktima e shtyu dhe hodhi në tokë Massimo-n, ndërsa ky i fundit tha se arma iu shkrep aksidentalisht.

“Viktima e një sulmi, ai u kundërpërgjigj dhe aksidentalisht shkrepi armën”, tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke shtuar se Adriatici ndoshta kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi El Boussetaoui mund të kishte një rekord penal.

(Kosova Sot Online)