
Lexoni edhe:
60-vjeçarja arrin të vjedhë diamantet me vlerë 4,8 milionë, i zëvendëson me gurë të zakonshëm
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rrethanat e vdekjes së ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Në raportin e Policisë, thuhet se viktima në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.
“Gjilan, 21.07.2021-NN. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar .Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thonë nga policia.
(Kosova Sot Online)