Lexoni edhe:
Haxhiu thotë se Kollçaku u kërkoi institucioneve shëndetësore që të mos përgjigjen në email-at e deputetëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se nesër gjatë ligjeratës në xhamia do të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare BIK-u tha se vaksinimi duhet të bëhet si masë parandaluese edhe kundër infektimit nga varianti i ri i koronavirusit, i cili po cilësohet si më i rrezikshëm.
“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid 19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.
(Kosova Sot Online)