Zbuloni pse burrat e mbajnë aq të gjatë thoin e gishtit të vogël

  • E. /
  • 23 July 2021 - 13:47
 Zbuloni pse burrat e mbajnë aq të gjatë thoin e gishtit të vogël

Mister më vete: ç’u duhet ai thoi i gjatë ca burrave (ose çunave) tek gishti i vogël? Ka një diskutim për këtë edhe në rrjetet sociale.

Në rrjetin Reddit kishte shumë përgjigje për këtë temë, shumica duke thënë me ose pa shaka se thoi i gjatë shërben si lugëz për kokainën. “Duke qenë se qeskat e kokainës janë shumë të vogla, thoi i gishtit të vogël krijon një lugëz të përsosur për të nxjerrë një sasi të mjaftueshme kokaine dhe për ta çuar drejt e në hundë.”

Do të thoni ju: “Ç’lidhje kanë gjyshërit tanë me kokainën?!”. Edhe ata e mbajnë të gjatë thoin e gishtit të vogël. Epo, s’është për t’u çuditur. Fundja është një lloji më i kushtueshëm i drogës, është “droga e bosave dhe politikanëve”: edhe në kohët e vjetra shihej si simbol i mirëqenies dhe pasurisë së njeriut që e mban.

Tradita e thoit të gjatë ka ekzistuar që shekuj më parë në Azi dhe në Lindjen e Mesme duke mbërritur edhe në Shqipëri. Zakonisht agallinjtë dhe bejlerët, pra të kamurit, zgjasnin thoin e gishtit të vogël për të treguar statusin e tyre. Në Kinë, por edhe në Azinë e Vogël, prania e thoit të gjatë lidhej me një stil të caktuar jetese, pa punë krahu.

Tani është thjesht një mbetje e kësaj tradite, ndonëse nuk ka më të njëjtin “prestigj”, përkundrazi: njerëzit tallen me thoin e gjatë si një “vegël për të pastruar hundët” apo veshët, apo për të kruar kokën.

(Kosova Sot Online)