Lexoni edhe:
LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale
Kuvendi i Sierra Leones të premten njëzëri votoi për ta larguar dënimin me vdekje nga sistemi i drejtësisë, më shumë se dy dekada që nga zbatimi i fundit i këtij dënimi në shtetin e vogël të Afrikës Perëndimore.
Presidenti Julius Maada Bio pritet që së shpejti ta nënshkruajë ligjin e ri, që e bën Sierra Leonen shtetin e 23-të afrikan që e largon dënimin më të rëndë.
LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale Lexoni edhe:
Ky ligj gjithashtu u jep më shumë diskrecion gjykatësve rreth marrjes së dënimeve për dënime. Kundërshtarët e dënimit me vdekje thonë se kjo ka rëndësi sidomos në rastet ku personi i dënuar është viktimë e dhunës seksuale.
Sierra Leone ka zbatuar një memorandum për moszbatimin e dënimit me vdekje që nga viti 1998, por të burgosurit e dënuar me vdekje ende mbahen në qeli të ndara me të burgosurit e tjerë. Aktivistët thonë se kjo nuk është njerëzore.
Përpos Sierra Leones, Gjykata Supreme e Malavit e cilësoi këtë vit antikushtetues dënimin me vdekje, ndërsa Çadi u dha fund dënimeve me vdekje për të akuzuarit për terrorizëm vitin e kaluar.
Ekzekutimet e fundit në Sierra Leone ishin kryer më 1998, kur 23 ushtarë ishin ekzekutuar nga skuadra e zjarrit në kulmin e një lufte civile 11-vjeçare.
(Kosova Sot Online)