Lexoni edhe:
Rrahje për parking të taksive në Istog
Një burrë në Florida të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte pasur marrëdhënie me disa gra pa u treguar se ishte i infektuar me virusin HIV, është dënuar me dy vite burgim.
Policia rajonale e ngarkoi atë me akuzë pas fillimit të hetimeve, kur ish e dashura e Gentry Burns, 27 vjeç, raportoi se besonte që e ka marrë virusin HIV nga kontaktet me këtë person në vitin 2013.
Rrahje për parking të taksive në Istog Lexoni edhe:
Viktima më pas ishte përpjekur që të vendoste kontakte me gratë tjera, të cilat dilnin me këtë person, në përpjekje për t’i paralajmëruar ato, shkruan Daily Mail.
Ajo gjithashtu ua ofroi hetuesve emrat e grave të tjera të cilat ajo besonte se mund t’i ketë infektuar i prekuri me virusin e rrezikshëm.
Hetuesit më pas vërtetuan përmes të dhënave mjekësore se Burns ishte diagnostikuar me HIV në janar të vitit 2014.
Tri gra thanë se janë takuar me këtë persona dhe kanë pasur aktivitet seksual me të pa e ditur që Burns ishte HIV-pozitiv.
Së paku dy gra u infektuan. Njëra prej tyre u diagnostikua me HIV në vitin 2017, pasi ishte takuar me të infektuarin më 2016.
Sipas ligjit në Florida, një person që e di se ka ndonjë sëmundje seksualisht ngjitëse nuk ka të drejtë që të kryejë marrëdhënie intime me një person tjetër pa e informuar atë për gjendjen shëndetësore paraprakisht. Ligje të ngjashme ekzistojnë edhe në 21 shtete tjera të ShBA-së.
Ndryshe, rreth 1.2 milion amerikanë jetojnë me virusin HIV, ndërsa rreth 13 për qind e tyre nuk e dinë se janë të infektuar.
Nëse nuk trajtohet, virusi HIV kalon në fazën e rrezikshme – AIDS – dhe mund të shkaktojë vdekje.
(Kosova Sot Online)