Lexoni edhe:
Fjalët prekëse për të rejën nga Rahoveci që vdiq në Kroaci: Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat
Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka publikuar identitetin e njërit nga 10 të vdekurit në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Kroaci.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Sevdail Rrustemin, që Bulliqi ka thënë se e ka mik dhe vjen nga Pakashtiva e Podujevës.
“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendasit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, tha ai.
“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda”, shtoi i njëjti.
(Kosova Sot Online)