Rrëfimi i Agron Halilajt, vajza e të cilit ndodhet e shtrirë në spitalin e Slavonski Brodit

  • G.g /
  • 26 July 2021 - 12:02
Rrëfimi i Agron Halilajt, vajza e të cilit ndodhet e shtrirë në spitalin e Slavonski Brodit

Agron Halilaj arriti në Slavonski Brod të dielën nga Mynihu. Vajza e tij, Flamenda 22 vjeç dhe mbesa e tij, vajza e motrës së tij Ernisa Ragonaj, ndodheshin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, i cili u aksidentua mëngjesin e së dielës në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci. 

Të dy vajzat kaluan vetëm me dëmtime të lehta. Në sytë e tij ka lot gëzimi.

“Të gjithë kemi planifikuar të vinim në Kosovë me pushime të mërkurën, dhe ato dyja vendosën të niseshin më herët, kështu që ato udhëtuan me autobus. Vajza ime u ankua për dhimbje shpine, por mjekët arritën në përfundim se ajo është në gjendje të mirë. Mbesa ime i ka lënduar sytë, por gjithçka do të shkojë mirë”, thotë Agroni.

Vajza e tij ia raportoi aksidentin, rrëfen ai, duke i thënë se ishte në gjendje shoku. Ajo ishte ulur në katin e dytë të autobusit.

Ata nga pjesa e poshtme e pësuan më rëndë.

Takimi i tij me vajzën dhe mbesën në orën 3 të këtij mëngjesi ishte emocionues, raporton Jutarnji List. Ai vetëm po pret që të zgjidhet dokumentacioni i spitalit dhe ai i policisë dhe pastaj do t’i çojë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)