Gurët godasin autobusin me turistë, 9 viktima

  • E. /
  • 26 July 2021 - 12:55
Gurët godasin autobusin me turistë, 9 viktima

9 turistë kanë vdekur në një rajonin e Himachal Pradesh në veri të Indisë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një masiv gurësh që u shkëputën nga një lartësi e madhe.

Një numër i madh gurësh të mëdhenj ranë nga mali në distriktin Kinnaur, duke dëmtuar rëndë dhe një urë që përdorej për kalimin e makinave.

Sipas mediave lokale, personat që u vranë nga gurët ishin turistë që do të vizitonin kryeqytetin e Delhit.

(Kosova Sot Online)